Felix: Ndihem i lumtur në Barcelonë

Felix: Ndihem i lumtur në Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, Joao Felix, thotë se ndihet i lumtur tek katalonasit.

Felix gjatë verës që lamë prapa iu bashkua Barcelonës në formë huazimi nga Atletico Madrid.

“Siç e shihni, jam i lumtur këtu. Ndihem mirë dhe ndjej se jam duke kaluar momente të mira”, ka thënë Felix.

“Gjëja më e vështirë është të ruajë këtë nivel, diçka që nuk e kam bërë sezonin e fundit. Po punoj çdo ditë dhe gjithmonë përpiqem të përmirësohem. Dua të vazhdojë me formën që mirë dhe ta ndihmojë skuadrën”, ka theksuar reprezentuesi portugez.

Share This