Felix këmbëngul të qëndrojë në Barcelonë
Sulmuesi portugez Joao Felix raportohet se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.
Portugezi po shkëlqen në sezonin e tij të parë në fanellën e katalanasve.
Felix verën e kaluar iu bashkua Barcelonës në formë huazimi. Ai në skuadrën e Xavi Hernandez tashmë ka “rilindur”.
Sipas medieve spanjolle, “Felix dëshiron të qëndrojë në ‘Camp Nou’ me çdo kusht”.
Reprezentuesi i Portugalisë, para së të transferohej tek Barça kishte rinovuar kontratën me Atletico Madridin të vlefshme deri në vitin 2029.
Por, thuhet se lojtari nuk dëshiron rikthimin në “Metropolitano”, e aq më pak të jetë përsëri nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone, më të cilin nuk kishte kaluar përiudh jo të mirë tek Atletico Madrid.