Felipe Melo nuk ndryshon kurrë, përleshje në fund të City-Fluminense

Felipe Melo nuk ndryshon kurrë, përleshje në fund të City-Fluminense

Edhe në moshën 40-vjeçare Felipe Melo duket se nuk ka ndryshuar aspak. Ish-mesfushori i Fiorentinës, Juventusit dhe Interit u tërbua pas fishkëllimës së fundit në Manchester City-Fluminense, e cila përfundoi me triumfin 4-0 të anglezëve dhe për pak sa nuk nisi një sherr me lojtarët e Pep Guardiolës.

Objektivi i tij ishte fillimisht Jack Grealish, më pas kaloi kundër Kyler Walker, me të cilin u përplas. Fatmirësisht të dy u ndanë më pas dhe situata u zgjidh.

Nuk është shumë e qartë se çfarë e shkaktoi zemërimin e brazilianit, por para ndeshjes, akti i fundit i Kupës së Botës për Klube 2023, vetë Felipe Melo u filmua nga kamerat teksa jepte një fjalim motivues për shokët e tij, i cili ishte mjaft i ashpër ndaj lojtarëve të City-t: “Ata dolën në fushë duke qeshur dhe duke përtypur çamçakëz sikur të kishin fituar tashmë… Duhet të jeni të zemëruar me ta”, ishin fjalët e tij.

Share This