Felipe Anderson i jep Sarrit fitoren e katërt radhazi

Felipe Anderson i jep Sarrit fitoren e katërt radhazi

Në ndeshjen e javës së 20-të të Serisë A, Lazio mposhti 1-0 Lecce-n, duke arritur fitoren e katërt radhazi dhe duke vazhduar përpjekjet për një vend në Champions League.

Pas një pjese të parë të nën ritëm, në të cilën skuadra salentine luajti më mirë, bardhekaltërit gjetën golin e fitores falë Felipe Anderson, i cili finalizoi një asistim të Luis Alberto në minutën e 59-të.

Në finale rikthehet në fushë edhe Ciro Immobile. Tani për Sarrin mendimet e tij kthehen te Superkupa e Italisë, gjysmëfinalja kundër Interit të premten në Arabinë Saudite. Zaccagni dhe Immobile, të dy të ndëshkuar, do të mungojnë në ndeshjen kundër Napolit.

Në fushën e lojës për skuadrën e Lecce-s ishte i pranishëm dhe mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani, I cili luajti për 90 minuta dhe u ndëshkua me një karton të verdhë. Sipas Eurosport, Ramadani është vlerësuar me notën 6 dhe komenti është: shumë kilometra të bëra dhe përplasje të shumta, pa frikë. Mjaftueshmëria është aty. Megjithatë, ai frymëzim shtesë mungon…

Ndërkohë, Elseid Hysaj nuk u aktivizua për Lazio-n.

Share This