Federer ndryshoi jetën e tij pasi i tha lamtumirë tenisit, ja çfarë bën sot
Ai i dha lamtumirën tenisit pak kohë më parë, por trashëgimitë e karrierës së tij legjendare vazhdojnë të ndihen.
Roger Federer, një nga tenistët më të fortë në histori (nëse jo më i forti), ka treguar se çfarë po bën pasi ka varur raketën, në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës amerikane “Wall Street Journal”.
Zvicerani tregoi se vazhdon të stërvitet, por se i duhet të përballet me problemet që ka me veten që nga ditët e tij konkurruese:
“Pasi i shoqëroj fëmijët në shkollë, shkoj direkt në palestër. Kam pasur shumë probleme me gjurin, ndaj jam ende në fazë rikuperimi. Nuk mund të bëj shumë. Kryesisht stërvitem me pesha, kam një fizioterapist që më ndjek. Kam punuar me të për shtatë vjet, dhe shihemi katër herë në javë”.