FC Prishtina 01 do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
FC Prishtina 01 do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke u futur në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës.
Pas paraqitjes së mirë në Lituani, ku morën dy fitore dhe një barazim, me 7 pikë skuadra kosovare është lider i grupit.
Për suksesin ka reaguar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Lituani, ka arritur të futet në fazën e Elite Round të Ligës së Kampionëve, në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës.
FC Prishtina 01 përfaqësoi futsallin kosovar në mënyrën më dinjitoze, me lojë të bukur dhe kulturë të lartë sportive, duke konfirmuar rritjen që ka ky sport në vendin tonë.
Përgëzoj të gjithë lojtarët e FC Prishtina 01 për suksesin e arritur si lider të grupit, trajnerët Haki Ahmetin dhe Ferid Agushin, stafin dhe drejtuesit e klubit për suksesin e sotshëm”, ka shkruar ai.