FBK falënderon tifozët që përkrahen Dardanët

FBK falënderon tifozët që përkrahen Dardanët

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjithë tifozët që kanë përkrahur Dardanët në ndeshjen ndaj Irlandës.

Sfida ishte e vlefshme për parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Përkrahja e vazhdueshme nga tifozët ishte një motiv shtesë dhe vendimtar për basketbollistët e Kosovës, që e nisën me fitore kampanjën kualifikuese.

FBK falënderon të gjitha Grupet e Interesit që ndihmuan në organizimin e ndeshjes ndërkombëtare, duke krijuar atmosferë të bukur sportive.

Share This