Fazliu e nis furishëm Grand Slamin, kalon në çerekfinale
Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu e ka nisur furishëm aventurën në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi.
Laura ka triumfuar në dy luftërat e para dhe tashmë ka kaluar në çerekfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.
Fazliu fillimisht e mposhti me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo. Më pas, në xhiron e tretë holandezen Geke Van Den Berg me Ippon.
Në çerekfinale, Laura do të ndeshet me Maylin Del Toro Carvajal.