Faton Bunjaku zyrtarisht është i Gjilanit
SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor, Faton Bunjaku.
Bunjaku përforcon fazën e sulmit te skuadra gjilanase.
Klubi i Gjilanit ka njoftuar se Bunjaku do ta mbajë numrin tetë, numër të cilën e ka liruar i larguari Redon Ismaili.
Faton Bunjaku në sezonin vjeshtor ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit.
Kujtojmë se SC Gjilani është duke e vazhduar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.