Fatmir Limaj viziton Fushë Kosovën: Dëgjova shqetësimet e qytetarëve

Fatmir Limaj viziton Fushë Kosovën: Dëgjova shqetësimet e qytetarëve

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka vizituar Fushë Kosovën, ku ka dëgjuar hallet e qytetarëve atje.

Limaj tha se u ndje i frymëzuar nga angazhimi i tyre për ta çuar qytetin përapara. Tutje ai tha se ky progres i motivon ata në punë të mira pë shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Fushë Kosovën së bashku me kryetarin e degës, Driton Ademin. Gjatë takimeve me qytetarët e bashkëluftëtarët, dëgjova shqetësimet e tyre dhe u ndjeva frymëzuar nga angazhimi i tyre.

NISMA po rikthehet si një fuqi parlamentare, duke u fuqizuar dhe rritur vazhdimisht.

Ky progres na motivon të punojmë me përkushtim për të mirën e shtetit tonë.

Share This