
Fatmir Limaj pret në takim ambasadori italian, flasin për situatën politike në vend
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë për të thelluar raportet mes shteteve.
“Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe për mundësitë e reja për forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme. Vlerësoj përkushtimin dhe rolin e Italisë si partner i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe integrimeve euro-atlantike”, ka njoftuar Limaj.
Kreu i NISMA-s në zgjedhje te 9 shkurtit ka garuar në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe pritet që t’i ketë tre deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Limaj ka qenë lideri i parë partiak që ka shprehur gatishmëri të takohet me të gjithë për ndërtimin e institucioneve të reja.