Fati të Atletico Madrid?

Fati të Atletico Madrid?

Rivali i Barcelonës, Atletico Madrid raportohet se i ka hyrë garës për yllin e katalonasve, Ansu Fati.

Trajneri i katalonasve, Xavi Hernandez dje deklaroi se “nuk e di të ardhmen e Fati-t”, duke e lënë të hapur mundësinë e shitjes së talentit të skuadrës së tij gjatë kësaj verë.

E ardhmja e Fati-t mund të jetë larg Barcelonës, por jo edhe jashtë Spanjës. Madrilenët thuhet se tashmë janë hedhur në sulm për 20-vjeçarin.

Sipas “El Chiringuito”, trajneri Diego Simeone pëlqen Fati-n, por lojtari këmbëngul të qëndrojë në ‘Camp Nou” të paktën edhe një sezon.

Ndryshe, Fati është duke u monitoruar edhe nga disa klube evropiane.

Share This