Fati është i interesuar për gjigantët e Premier League

Fati është i interesuar për gjigantët e Premier League

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, mund të ndryshojë klub para përfundimit të merkatos së verës.

Sipas portalit Goal, duke cituar gazetarin Adrian Sanchez, Arsenali po shfaq interes për 20-vjeçarin. Madje, klubi londinez ka kontaktuar edhe agjentin e lojtarit, Jorge Mendes.

Në të njëjtën kohë, theksohet se Ansu Fati është edhe në radarët e Tottenham dhe Manchester United.

Në total, Ansu Fati bëri 110 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës. Në to, sulmuesi shënoi 29 gola dhe 10 asistime.

Share This