Fagioli pezullohet për shtatë muaj
Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli është pezulluar nga futbolli për shtatë muajt e ardhshëm.
Federata Italiane e Futbollit nuk e ka falur përfshirjen e futbollistit në skandalin e basteve që ka pllakosur futbollin italian.
Ai paraprakisht duke qenë subjekt hetimi ishte larguar nga grumbullimi i Kombëtares italiane për ndeshjet e vlefshme të Euro 2024, ku Italia fitoi kundër Maltës dhe pësoi humbje nga Anglia.
Gjithashtu Newcastle United ka konfirmuar të mërkurën se në lidhje me bastet e paligjshme edhe Sandro Tonali është nën hetim.
Fagioli u ka kërkuar falje tifozëve të futbollit përmes një postimi në rrjetet sociale.