“Fabrika e municioneve”, Bajrami: A e mbani mend premtimin e Albinit për ndërtimin e një fabrike të keçapit?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kujtuar premtimin e parealizuar të kryeministrit Albin Kurti për ndërtimin e një fabrike të keçapit.
Në këtë kontekst, Bajrami tha se njoftimi rreth planeve për të ndërtuar një fabrikë municionesh vije si pasojë e dështimit katërvjeçar për ta realizuar zotimin paraprak.
“Propaganda nuk kalon, mashtrimeve u erdhi fundi.” – shtoi Bajrami.
Postimi i plotë:
A e mbani mend premtimin e Albinit për ndërtimin e një fabrike të keqapit?
Eh, pasiqë shkuan 4 vite atë s’mundi ta ndërtojë e sot tha hajt se po e fillojmë një fabrikë të municionit. Besoj deri me 9 shkurt e ndërton. Si të ndërtojnë fabrikën e municionit, po e hapshin Urën e Ibrit.
Propaganda nuk kalon, mashtrimeve u erdhi fundi.