Fabregas: Nëse Arsenali arrin të shpallet kampion atëherë do të jetë sfidues për të gjithë titujt

Fabregas: Nëse Arsenali arrin të shpallet kampion atëherë do të jetë sfidues për të gjithë titujt

Ish mesfushori Cesc Fabregas thotë se Arsenali do të arrijë të luftojë për të gjithë titujt nëse shpallet sivjet kampion i Anglisë.

“Topçinjtë” po prinë në Premierligë, me pikë të barabarta me Liverpoolin megjithatë nëse fitojnë të shtatë ndeshjet e mbetura, atëherë do të shpallën kampion pas plot 20 viteve.

Fabregas është i sigurt se nëse Arsenali shpallet kampion atëherë do t’i tentojë të gjithë titujt kryesor, meqenëse do t’iu kthehet besimi lojtarëve, tifozëve dhe tërë klubit.

“Sigurisht mund të imagjinoni se çfarë nënkupton. Më shumë se fitimi i titullit, por besimi se do të rikthehemi. Besimi mes lojtarëve dhe stafit, tifozëve dhe tërë klubit”.

“Familja që ishte aty kur isha unë atje do të kthehet, momentet e ‘ne jemi të fortë dhe e dimë se mund të fitojmë’, për momentin është pak ‘a jemi gati apo jo? Nëse mund t’ia dalin për të fituar të parin, besoj se mund të bëhet një kërcënim i vazhdueshëm për Arsenalin që të jetë sfidues për të gjithë titujt kryesorë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Arsenal mbetet në garë edhe për Ligën e Kampionëve pavarësisht që barazoi 2:2 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në çerekfinale.

“Topçinjtë” të dielën përballen me Aston Villan ndërsa të mërkurën zhvillojnë ndeshjen kthyese në “Allianz Arena”.

Share This