Fabio Capello: Kam debatuar me Casanon, për Ronaldon dhe alkoolin…

Fabio Capello: Kam debatuar me Casanon, për Ronaldon dhe alkoolin…

Fabio Capello prezantoi kursin 3-vjeçar në “menaxhim sportiv” për studentët e universitetit privat milanez UniLimec.

Prezantimi i organizuar në sallën VIP të stadiumit “San Siro”, ishte rasti që ish-trajneri të fliste për veten me zemër të hapur, duke zbuluar edhe një sfond interesant në karrierën e tij.

Ndër historitë e ndryshme, është edhe një për përvojën e tij te Real Madrid, në sezonin 2006/2007 që përfundoi me triumfin në La Liga: “Ne po humbnim 1-0 kundër Mallorca-s. Lojtarët e mi ishin të frikësuar, u mungonin pasimet. Në fund të pjesës së parë, u ula në dhomën e zhveshjes në vend të Roberto Carlos, në nivelin e lojtarëve të mi dhe u thashë të luanin si në stërvitje: ndeshja përfundoi 3-1 për ne”. Më pas, për një nga lojtarët më “të vështirë” të karrierës së tij, pikërisht Cassano: “Një herë para ndeshjes ai porositi disa patate të skuqura. Padyshim që ia hoqa atë, por edhe shefit të kuzhinës që ia kishte përgatitur”.

Pastaj disa anekdota, si për kthimin në Milano në sezonin 1997/1998 (“gabimi më i madh i karrierës sime”), deri në kampionatet e fituara me Juventusin (“I fituam në fushë, ne ishim thjesht më të fortët” ).

Së fundi për marrëdhënien me Ronaldon, fenomeni gjatë kohës së tij te Real Madrid: “Ai pëlqente të festonte dhe shokët e tjerë të skuadrës e ndiqnin. Van Nistelrooy më tha se kishte një erë alkooli në dhomat e zhveshjes. Ronaldo peshonte 94 kilogramë, dhjetë më shumë se kur fitoi Kupën e Botës në 2002. I thashë të mbaj dietë, ai provoi gjithçka, por përfundoi 92 kilogramë e gjysmë. Berluskoni më pyeti për të. Unë e këshillova kundër. I thashë se ka bërë festë, se është gjithmonë i rrethuar nga femra. Të nesërmen në gazetë titulli ishte: Ronaldo në Milano”.

Share This