Fabinho nuk është pishman që është transferuar në Arabinë Saudite

Fabinho nuk është pishman që është transferuar në Arabinë Saudite

Mesfushori i Al-Ittihad, Fabinho thotë se është i lumtur me kalimin e tij në Arabinë Saudite.

Fabinho verën e kaluar iu bashkua skuadrës arabe nga Liverpooli.

“Vërtet po e shijoj kohën time në ligën saudite. E di që erdhëm nga Evropa me përgjegjësie për t’u përpjekur të konkurrojmë dhe të mësojmë gjithashtu lojtarët e rinj”, ka thënë Fabinho.

“Por unë vërtet po e shijoj këtë qytet. Jeddah është një qytet i bukur dhe ndryshe nga Anglia, edhe pse Liverpooli është klub i madh”, ka theksuar ai.

Share This