Evropiani i gjashtë për Cristiano Ronaldon: Krenar që përfaqësoj Portugalinë
Cristiano Ronaldo është thirrur nga trajneri Roberto Martinez për Kampionatin Evropian që do të luhet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Do të jetë kampionati i gjashtë evropian për fenomenin portugez, i cili ftesën e përfaqësueses e ka komentuar në profilin e tij në Instagram si më poshtë:
“Krenar që kthehem për të përfaqësuar Portugalinë në Kampionatin Evropian”, ka shkruar CR7, raporton rtsh.