
Everton ka vendosur të ardhmen e Brojës, sulmuesi do të kthehet në “Stamford Bridge”
Sipas gazetarit britanik Pete O’Rourke, Armando Broja nuk ka të ardhme në Liverpul. Sipas gazetarit në fjalë ekipi i Evertonit nuk ka ndër mend që të ulet në bisedime me ekipin e Çelsit për të disktuar mbi transferimin definitiv të sulmuesit kuqezi, i cili do të rikthehet në Londër.
Broja këtë fundjavë zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë përballë Notingam Forest duke regjistruar takimin e 75-të në Premier League dhe të 35-in si titullar.