Europa League/ Milan triumfon në “San Siro”, Marseille tregon “dhëmbët” ndaj Villarreal
Janë mbyllur sfidat e mbrëmjes së Europa League të cilat janë të vlefshme për aktin e parë të fazës së 1/8.
Milan ka mposhtur me shifrat 4-2 skuadrën çeke të Slavia Prague në “San Siro”.
Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë të ndeshjes me rezultatin 3-1, ku Giroud, Reijnders dhe Loftus Cheek ishin autorët e golave. Slavia Prague mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 26’, por në pjesën e parë arritën të shënonin një gol me Doudera në minutën e 36’.
Gjatë pjesës së dytë, Milan hasi vështirësi për të gjetur golin e katërt, dhe në fakt ishin miqtë më pas që ngushtuan rezultatin në 3-2 në minutën e 65’. Milan shënoi golin e katërt vetëm pak minuta nga fundi me anë të Leao, raporton abcnews.
Marseilla ka shkatërruar në Francë skuadrën spanjolle të Villarreal, me francezët të cilët fituan me shifrat 4-0. Freiburg gjeti fitoren në Gjermani përballë West Ham, ndërsa Benfica barazoi 2-2 ndaj Rangers në Portugali.