Europa League, këto superpërballje vijnë sonte
Bayer Leverkusen është skuadra e vetme e kualifikuar deri tani në fazën me eliminim direkt në Europa League, duke siguruar edhe vendin e parë në Grupin H.
Gjithë të tjerët janë në lojë për kualifikimin, ndonëse disa prej tyre presin vetëm sigurinë matematike, të cilën mund ta arrijnë sot. Megjithatë, nuk luhet vetëm për kalimin në raundin tjetër, por edhe për vendin e parë, i cili ka shumë rëndësi, pasi fituesit e grupeve do të kapërcejnë një raund eliminator, diçka e leverdisshme mes kalendarit të ngjeshur.
Atalanta e Liverpool e kanë në dorë fatin e tyre dhe sot mund të arrijnë kualifikimin dhe vendin e parë në grupet respektive, ndërkohë që të tjerë si Roma, West Ham, Marseille, Freiburg, do të duhet të presin edhe rezultatet e rivalëve.
Ndërkaq, skuadrat e renditura në vendin e tretë të çdo grupi do ta vazhdojnë sezonin një kategori më poshtë, në Conference League.