Europa e do Harrsin për presidente të ShBA-së, në Kosovë 55 përqind ‘votuan’ pro saj
Nesër më 5 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.
Amerikanët do ta zgjedhin presidentin e 47-të mes kandidates demokratike Kamala Harris, e cila aktualisht shërben si zëvendëspresidente dhe ish-presidentit Donald Trump.
Asociacioni Ndërkombëtar Gallup, ka bërë një sondazh me 32 vende europiane.
Respodentët u përgjigjen në pyetjen se “Nëse do të votonit në Amerikë, në zgjedhjet presidenciale kënd do ta kishit votuar?”.
Bazuar në përgjigjet e dhëna shumica e vendeve e preferedojnë Kamala Harrisin, si presidente të ShBA-së.
Në mesin e vendeve që iu nënshtrua këtij sondazhi është Kosova.
55 përqind e të anketuarve thanë se e preferojnë Harrisin para Trumpit, kundrejt 27 përqind e atyre që e mendojnë të kundërten.