Eurogol në Kupë, Meriton Korenica gjen golin e parë në Turqi
Meriton Korenica ka gjetur golin e parë sezonal me Manisa FK, klub ku u transferua gjatë muajit shtator nga Ballkani, kampionët e Kosovës.
27-vjeçari nga Rahoveci, i cili debutoi me Kosovën në barazimin 2-2 në “Fadil Vokrri” përballë Zvicrës, realizoi për ekipin e tij në ndeshjen e Kupës së Turqisë.
Manisa humbi 3-1 në fushën e Trabzonsporit, duke u eliminuar në raundin e 1/16-ve. Korenica realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 15’.
Duke ekzekutuar mjeshtërisht një goditje dënimi dhe duke barazuar përkohësisht rezultatin. Por, vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë dhe avancuan në Kupë.
Manisa renditet në vendin e 11-të në divizionin e dytë të futbollit turk, duke qenë shumë larg vendeve të para që sjellin ngjitjen në Superligën turke.