Euroderbi i Champions-it i takon Real Madridit, goleadë e Arsenal, barazim në Dortmund-Lille

Euroderbi i Champions-it i takon Real Madridit, goleadë e Arsenal, barazim në Dortmund-Lille

Ndeshjet e kësaj të marte në Champions League dhuruan emocione. Real Madrid mundi 2-1 Atletico Madrid, në një sfidë spektakolare.

Rodrygo ndëshkoi Los Colchoneros në minutën e katërt, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Simeones nuk qëndroi duarkryq dhe me një eurogol çoi shifrat në 1-1.

Me një të djathtë nga brenda zonës, në të 55-tën Diaz mposhti portierin kundërshtar. Rastet nuk munguan deri në fund, por gjithsesi shifrat mbetën të njëjta.

Spikat triumfi 1-7 i Arsenal ndaj PSV, ndërsa Dortmund-Lille përfundoi 1-1.

Kujtojmë se kjo fazë e Champions është me dy takime dhe ekipet e kualifikuara do mësohen pas sfidave të kthimit.

Share This