EURO 2024, turneu i parë që thyen shifrën e të ardhurave
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Evropian i Gjermanisë, i cili fillon më 14 qershor, do të jetë turneu i parë kontinental që do të thyejë shifrën e të ardhurave prej dy miliardë eurosh.
Në raportin ekonomik të UEFA-s është planifikuar rreth 2.409 miliardë euro të ardhura nga ky event i madh.
Në këtë rritje ka ndikuar tej mase zëri i të ardhurave nga të drejtat televizive. Ato të Euro 2021 u shitën për 1.13 miliardë euro ndërsa për edicionin e radhës kjo shifër ka shkuar në 1.44 miliardë euro.
Rritja është gjithashtu e prekshme edhe sa i përket të ardhurave nga shitja e biletave (në Euro 2021 ishin 148.9 milionë euro ndërsa në Euro 2024 kanë arritur në 300 milionë euro).