“Euro 2024”, Haaland dhe shpresa e vetme për Norvegjinë

“Euro 2024”, Haaland dhe shpresa e vetme për Norvegjinë

Oslo do të jetë sot arena e një dueli të madh ku Norvegjisë i duhen me patjetër pikë përballë Spanjës nëse aspiron të jetë mes më të mirave verën e ardhshme në “Gjermani 2024”.

Ndeshja është mjaft deliakte për ekipin vendas pasi në 6 ndeshje ka grumbulluar vetëm 10 pikë. Dy më pak se Spanja (5 ndeshje) dhe plot 5 më pak se Skocia (6 ndeshje) kryesuese.

Situata është mëse e ndërlikuar në Grupin A për formacionin e Norvegjisë, i cili mban shpresat vetëm tek Haland. Për sulmuesin e Sitit ndeshja nuk është e lehtë pasi rivalët janë nga më të mirët e Europës. Madje në konferencën e djeshme për shtyp kanë lënë të kuptohet se kanë bërë mirë “detyrat e shtëpisë”.

Portieri i Spanjës, Unai Simon tha se kishte një zgjidhje për “problemin” Haland.

“Mendoj se nëse Spanja luan siç bën gjithmonë për Haland do të jetë shumë e vështirë të shënojë gol. Nëse e mbajmë larg zonës tonë atëherë ai nuk përbën më një rrezik për ne”, tha numri një i portës iberike.

Ndërsa komisari teknik i Spanjës kishte një tjetër argument.

“Nuk mund të kemi frikë nga Haland pasi ai është një lojtar i madh, por nuk duhet të harroni se edhe ne kemi një sulmues po aq të madh.

Në kohët e fundit kam lexuar vetëm emrat e Belingam dhe Haland dhe më bën përshtypje se nuk shikoj atë të Moratës. Alavaro po shënon njësoj si ata, por prap për të nuk flitet shumë në media”, tha De la Fuente.

Share This