“Euro 2024” dhe “Topi i Artë”…
Topi i Artë dukej i destinuar për Vinicius këtë sezon, por performanca e dobët e anësorit madrilen në Cupën e Amérikës, në të cilën ai humbi në çerekfinale me Brazilin si dhe u pezullua për shkak të kartonëve të verdhë, ka hapur mundësinë e alternativa të tjera. E më e rëndësishmja është ajo e Jude Bellingham. Anglezi do të kishte shumë shanse për ta arritur Topin e Artë nëse fitonte Evropinin.
Ai do t’i kombinonte dy titujt e tij me Madridin, Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, me titullin e parë me Anglinë që i mungon që nga viti 1966. Do të ishte një sukses. Një treshe trofesh që me siguri do ta afronte përfundimisht me çmimin. Por gjërat mund të jenë shumë ndryshe nëse Spanja fiton finalen. Do të rihapej opsioni i Vinicius si dhe mundësia që një lojtar spanjoll të ëndërronte të shpallej lojtari më i mirë në botë.
Rodri është ai me më shumë vota. Ai është një lojtar potencial dhe do të kishte në rekordin e tij arritjet në Premierë Ligë dhe në Evropian, si një lojtar rezervë. Edhe Carvajal, mbrojtësi i djathtë do të kishte një listë thuajse të pakrahasueshme titujsh, La Liga dhe Champions me Realian e Madridit dhe Evropiani me Spanjën.
Kështu finalja e Evropianit zgjidh një çmim në të cilin Bellingham shfaqet si favorit kryesor. Nëse anglezi fiton Evropianin dhe luan një ndeshje të mirë, Topi i Artë mund të jetë i tij.