Euro 2024/ Çfarë duhet të dini për shortin e 2 dhjetorit dhe stadiumet ku do të luhen finalet
Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të shtunën më datë 2 dhjetor.
Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e “Euro 2024”. Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.
Gjermania si ekipi pritës i Europianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tre ekipe Italia, Serbia dhe Zvicra.
Tre ekipet e tjera do të përcaktohen nëpërmjet fazës Play – off, ku bëjnë pjesë 12 skuadra bazuar në performacën e tyre në Nations League.
Skuadrat janë të ndara në tre grupe (A, B dhe C) dhe do të luajnë shanset e tyre në marsin e vitit 2024. Tre fitueset e grupit do të plotësojnë edhe vazon e katërt. Europiani “Gjermani 2024” do të nisë më datë 14 qershor dhe do të ulë siparin me finalen e madhe në datë 14 korrik.
Gjermania si vendi pritës do të pozicionohet në Grupin A dhe do të luaj ndeshjen hapëse të Europianit. Përsa i përket formatit do të jetë i njëjtë si ai i “Euro2020”. Dy ekipet që pozicionohen të parat në Grup do të kualifikohen më tej në raundin e 1/16-ve, së bashku me katër ekipet më të mira që vijnë nga vendet e treta në grupe. Më pas starton faza me eliminim direkt nga 1/16-tat në çerekfinalet e Europianit, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.
“Euro2024” do të zhvillohet në dhjetë stadiume të klasit botëror në Gjermani, nga “Olympiastadion” në Berlin, deri në “Volksparkstadion” në Hamburg. Ndeshja hapëse e Europianit do të luhet në Mynih në stadiumin “Munich Football Arena”, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Berlin në stadiumin “Olympiastadion Berlin”.
Më poshtë të gjitha stadiumet dhe kapaciteti i tyre:
Berlin (Olympiastadion) 70.000
Mynih (Munich Football Arena) 67.000
Dortmund (BVB Stadion Dortmund) 66.000
Shtutgart (Stuttgart Arena) 54.000
Hamburg (Volksparkstadion Hamburg) 50.000
Gelshenkirshen (Arena AufSchalke) 50.000
Dyseldorf (Düsseldorf Arena) 47.000
Këln (Cologne Stadium) 47.000
Frankfurt (Frankfurt Arena) 46.000
Lajpzig (Leipzig Stadium) 42.000