Etrit Berisha pranon t’i bashkohet Empolit
Etrit Berisha pritet që t’i bashkohet Empolit.
Empoli po kërkon të nënshkruajë me portierin shqiptar pas lëndimit të Elia Caprile, i cili do të mungojë për së paku dy muaj.
Sipas “TMW”, Berisha tashmë ka marrëveshje me Empolin dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet.
34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një vit të dytë.
Reprezentuesi i Shqipërisë është pjesë e Torinos dhe ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, mungesa e madhe e minutave besohet se po e shtyn drejt largimit, shkruan Express.
Empoli do të jetë klubi i pestë italian në karrierën e Etrit e Berishës.