
Etrit Berisha: Kur erdha te Lazio isha i lumtur si një fëmijë
Portieri kuqezi, Etrit Berisha zgjodhi të bashkohej me skuadrën e Hacken në Suedi.
“Kur erdha te Lazio, isha i lumtur si një fëmijë. Gjeta një skuadër plot histori në Itali dhe Europë të cilën e ndiqja që kur kisha filluar të shihja futbollin, e pastaj shumë lojtarë të fortë dhe një tifozeri të madhe”, tha në një intervistë për mediat në Itali.
“Kishte disa mundësi që të kthehesha në Itali, por për arsye të ndryshme nuk përfunduan me sukses. Pastaj për të mos humbur një vit të tërë, vendosa ta rifilloj në Suedi në këto muaj që kanë mbetur. Ne verë do të rivlerësojmë gjithçka, shpresoj të bëj rrugëtimin e De Geas.
Një lojtar që do të veçoje te Kombëtarja? Kristjan Asllani është një lojtar teknikisht shumë i fortë, kur luajmë te Shqipëria ia kaloj gjithmonë topin pasi ndjehem i sigurt me të, nuk fshihet dhe e kërkon gjithmonë. Po luan në një nga skuadrat më të forta në Europë, ndaj duhet të rritet çdo ditë. Ka gjithçka që duhet për t’u bërë një lojtar i madh”.