
‘Etno Fest’ do të shënojë 15 vjetorin me ‘Identitetin’
Festivali i kulturës dhe traditës shqiptare “Etno Fest” ka bërë të ditur se edicioni i 15-të do të organizohet prej 10 deri më 20 korrik.
Sipas njoftimit në Facebook, “Etno Fest” sivjet vjen me temën e identitetit.
“Performanca teatrale që eksplorojnë rrënjët, përkatësinë dhe tregimet personale. Koncerte muzikore që ndërthurin meloditë tradicionale shqiptare me ritme bashkëkohore. Ekspozita dhe instalacione artistike, që shprehin përmes vizualitetit sfidat dhe bukuritë e identitetit në kohët moderne”, thuhet në njoftim.
“Etno Fest” organizohet në fshatin Kukaj.