
Etnik Brruti ftohet te Shqipëria U21
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.
Kuqezinjtë nisin të martën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 24 lojtarët e ftuar.
Pjesë e listës së U21-shave për këto ndeshje është edhe mesfushori i Malishevës, Etnik Brruti.
Ai muaj më herët zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë, duke u ftuar në ndeshjet e marsit, por pa luajtur asnjërën prej tyre.
Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.