Espanyol mundësi për t’u afruar me Barçën, Ancelotti: Nuk është momenti…
Në prag të ndeshjes kundër Espanyolit, në gjueti të pikëve që do të mbyllnin diferencën në renditje me Barcelonën, Real Madridi po finalizon detajet për të përballuar sa më mirë ndeshjen e kampionatit. Në konferencën për shtyp prag të ndeshjes ishte Carlo Ancelotti, trajneri i merenges, i cili megjithatë u nis nga një tjetër temë shumë delikate e këtyre ditëve: mundësia që lojtarët të duan të hyjnë në grevë për shkak të kalendarit të ngarkuar të këtij sezoni.
“Lojtarët po mendojnë të ndryshojnë të ardhmen e futbollit”, filloi Ancelotti. “E rëndësishme është të reflektojmë për këtë. Që organet, UEFA, FIFA, të kuptojnë se lojtarët janë të lodhur. Ky është objektivi. Kalendari i këtij sezoni nuk do të ndryshojë”.
“Zgjidhje? Lojtari nuk do ta kishte problem të ulte pagën nëse do të thoshte të luante më pak ndeshje”, mendimet e trajnerit italian.
“Futbolli duhet të reflektojë sepse objektivi është të luhen më pak ndeshje për të shmangur dëmtimet. Nëse kjo, ulja e numrit të ndeshjeve, vjen nga ulja e pagës? Objektivi është të luhen më pak ndeshje. Nëse lojtarët luajnë më pak, ata nuk kanë probleme me uljen e pagave”.
Për ndeshjen me Espanyol: “Çfarë dua? Një Madrid që po përmirësohet, që po bën përparim, që duket se po hyn në një dinamikë të mirë”. Për mundësinë për të bërë rotacione: “Nesër mund të jetë një ditë e mirë, por sot nuk është koha për ta thënë këtë”.
Një ditë e mirë për t’iu afruar Barcelonës: “Përveç kalendarit, ajo që është e favorshme është të luash mirë dhe të arrish mirë të martën. Duke parë që skuadra po përmirësohet, se ka një dinamikë të mirë… Kjo është pozitive. Pas kësaj, sezoni është shumë i gjatë. Nuk është koha për të menduar për kundërshtarët”.
Në lidhje me formën fizike të grupit: “Ne nuk jemi në më të mirën tonë dhe kjo është normale. Ne do të përmirësohemi kur të fillojë sezoni për të hyrë në thelbin e gjërave të rëndësishme. Për momentin jemi mirë”.