“Është nata më e bukur e jetës”, Bellingham: Dortmundi duhet të kishte shënuar 2-3 gola në pjesën e parë
Reali fitoi Champions-in e 15-të në histori, duke mposhtur Borusian e Dortmundin me rezultatin 0-2, në finalen që u vendos nga golat e Carvajal dhe Vinicius.
Një nga protagonistët e ndeshjes ka qenë Judu Bellingham, i cili dha asistin për golin e dytë, që vulosi fitoren e madrilenëve.
Ky duel ishte tepër special për anglezin, i cili në prononcimin e tij u shpreh:
“Isha mirë deri në momentin që pashë fytyrat e babait dhe të nënës. Aty e kuptova sa special është ky moment. Të shikoj vëllanë tim të vogël aty, për të cilin dua të jem një shembull. Nuk e shpreh dot me fjalë. Është nata më e bukur e jetës sime.
Dua të jem i sinqertë, Dortmundi ishte ekipi më i mirë në pjesën e parë. Ata mund të shënonin dy ose 3 gola. Por ai karakteri jonë, bëri që të fitonin trofeun. Respekt i madh për të dy klubet. Klubi në të cilin jam tani është kaq i veçantë për mua. Klubi i vjetër gjithashtu, nuk do të ishte e mundur pa ta të isha këtu. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës dhe do të kem gjithmonë respekt për atë që ai klub bëri më mua”, u shpreh Bellingham.