Eros Grezda rikthehet në Kroaci, ky është klubi i tij i ri
Sulmuesi shqiptar Eros Grezda zyrtarisht është rikthyer në Kroaci.
Grezda pak ditë më parë u largua nga Partizani i Shqipërisë, dhe tashmë karrierën do të vazhdojë në futbollin kroat.
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqiërisë, ka firmosur kontratën me klubin kroat, Rudesh, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit kroat.
Me 108 paraqitje për ekipet si Osijek, Lokomotiva, dhe Shibenik, ai ka lënë një ndikim të qëndrueshëm në skenën futbollistike të Kroacisë.
Grezda, i cili e njeh mirë futbollin e Kroacisë, tashmë e ka bërë prezantimin tek Rudesh.
Sulmuesi shqiptar synon që të rigjej formën e tij të mirë në mënyrë që ta ndihmojë skuadrën e tij të re, e cila aktualisht është e fundit në elitën kroat me vetëm katër pikë të fituara nga 19 ndeshje.