Ernest Muçi shkëlqen me dopietë, i sjell fitoren Trabzonsporit ndaj Goztepes

Ernest Muçi shkëlqen me dopietë, i sjell fitoren Trabzonsporit ndaj Goztepes

Futbollisti shqiptar Ernest Muçi ka qenë protagonist absolut në ndeshjen e Trabzonsporit kundër Goztepes, duke shënuar dy gola të rëndësishëm në duelin e vlefshëm për Superligën turke.

Sulmuesi shqiptar realizoi që në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të, duke i dhënë epërsi ekipit të tij.

Ai kompletoi dopietën në minutën e 76-të, duke vulosur paraqitjen e tij brilante dhe duke i dhënë Trabzonsporit një rezultat të sigurt.

Muçi vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në Turqi, duke u bërë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës në javët e fundit.

Share This