Erling Haaland, sa shumë ‘tripleta’!
Erling Haaland është “mbreti” i tripletave.
Qendërsulmuesi norvegjez, i freskët nga shënimi i tre golave kundër Kosovës në miqësoren e mbrëmshme, tani ka arritur në 22 të tillë në karrierën e tij, mes klubeve ku ka luajtur dhe përfaqësueses.
Më shumë se Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Sergio Aguero, duke konfirmuar se pavarësisht moshës 23 vjeçare, sulmuesi i Manchester City tashmë ka lënë gjurmë në futbollin ndërkombëtar.
Këtë e nënvizon portali i të dhënave dhe statistikave Squawka. /rtsh/