Eriksson konfirmon se vuan nga kanceri
Trajneri i njohur i futbollit Sven-Goran Eriksson ka bërë të ditur se vuan nga kanceri dhe i ka mbetur edhe një vit jetë.
“Të gjithë e dinë që jam i sëmurë. Ata që supozojnë se kam kancer kanë të drejtë. Por unë do të luftoj sa të mundem. Në situatë të tillë nuk mund të jesh plotësisht i sigurt. Por është më mirë të mos mendosh për këtë”, tha Eriksson.
Eriksson, 75 vjeç, i tha një radioje suedeze se “në rastin më të mirë ka edhe një vit për të jetuar”.
Ai më parë ka drejtuar Benfica-n, Romën, Fiorentinën, Sampdoria-n, Lazion, Manchester City-n dhe Leicester-in. Ai ishte trajner i Anglisë, Meksikës, Bregut të Fildishtë dhe Filipineve.
Ai fitoi shtatë trofe me Lazion, duke përfshirë kurorën e trefishtë në edicionin 1999-2000, si dhe Kupën e Fituesve të Kupave në sezonin e kaluar.