Eriksson beson te Southgate: Bëj atë që ne nuk arritëm ta bënim kurrë
Ish-trajneri i Anglisë, Sven Goran Eriksson, i ka shkruar trajnerit aktual Gareth Southgate, një letër të hapur që është publikuar në The Telegraph:
“Puna e trajnerit të Anglisë sjell shumë presion. Ju e dini se sa shumë pritshmëri ka për ti dhënë fund gjithë këtyre viteve të dhimbshëm. Edhe Sër Bobby Rosbson e ndjente këtë presion. Secili prej 13 trajnerëve të Anglisë, nga Sër Alf dhe të gjithë pas tij e kanë ndjerë presionin.
Asnjë nga ne nuk i është afruar më shumë ëndrrës se Gareth Southgate. Ai ka mësuar nga gabimet e bëra, sidomos te menaxhimi i penalltive dhe ka shkuar më larg se secili nga ne në turne. Forca Gareth. Bëj atë që ne nuk arritëm kurrë ta bënim”, ka thënë mes të tjerash Eriksson.