Eriksen: Hojlund blerje e mençur
Mesfushori i Manchester Unitedit Christian Eriksen thotë se sulmuesi Rasmus Hojlund është blerja e duhur për klubin.
“Djajtë e Kuq” e transferuan danezin këtë verë nga Atalanta, i cili ka fituar edhe vendin titullar.
Eriksen ka folur lidhur me përshtatjen e Hojlundit në sistemin e Ten Hag, ku thotë se është blerja e duhur për 20 herë kampionin e Anglisë.
“Rasmus ka qenë blerje e mençur. Është lojtar që përshtatet në skuadër, në mënyrën e lojës dhe kupton idetë e trajnerit”.
“Punon shumë fortë. Ka qenë në shtëpinë time dhe e shohim njëri-tjetrin çdo ditë në klub”.
“I kam dhënë këshillën time dhe ka zgjedhur të jetojë pranë stadiumit, prandaj do të dëgjojë më lehtë. Është shumë i matur”.