Enzo Fernandez “premton” besnikëri ndaj “Bluve”: Nuk dua të largohem nga Chelsea
Së bashku me ekuadorianin, Moises Caicedo ishin padyshim ndër transferimet më të bujshme e padiskutim më të shtrenjta të këtyre viteve të fundit.
Bëhet fjalë për kamponin e botës në fuqi, Enzo Fernandez, me argjentinasin, i cili është kthyer në një pikë referimi në mesfushën e “Bluve”, por duket se “aventura” e tij, në “Stamford Bridge” është afër fundit.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, vetë 23-vjeçari e sheh si pa perspektivë të ardhmen e tij, te Chelsea, me klubin, që po kalon një fazë “të errët”, që prej largimit të teknikut, Thomas Tuchel, ku nuk po arrijnë të ngjiten më lart se vendi i 10-të në tabelën e Premier League, pavarësisht merkatos cilësore, të “Londinezëve”.
Mirëpo, pasditen e kësaj të marte këto aludime janë hedhur poshtë, nga vetë kampioni i botës, në fuqi, i cili gjatë konferencës për shtyp, në prag të sfidës, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City është shprehur se nuk dëshiron të largohet nga Chelsea, duke mbajtur larg të gjithë të interesuarit për “fantazistin” e mesfushës.
“Nuk dua të largohem nga Chelsea. Ndihem mirë këtu me shokët e skuadrës, me trajnerin dhe stafin. Do të vazhdoj të qëndrojë këtu sa të duan ata. Nuk e di nga erdhën ato thashetheme, por unë i mohoj totalisht”, u shpreh “ylli” argjentinas, i cili me këtë deklaratë ka lumturuar jo pak, tifozët e “Bluve” të Chelsea.