Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë.
Mes shumë duartrokitjeve ai ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa”, i cili jepet për individë që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në fusha të caktuara, dhe që njihen për kontributet e tyre të rëndësishme.
Hoxhaj është shprehur falënderues për këtë nderim, i cili është mbajtur në Kolegjin “Qiriazi” në kryeqytetin shqiptar.