Enrique pas humbjes nga Newcastle: Rezultati është i padrejtë
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique është shprehur tejet i zhgënjyer me disfatën kundër Newcastle.
Newcastle mbrëmë deklasoi PSG-n, me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Strategu spanjoll thotë se sfida të tilla janë të vështira, por sipas tij, rezultati 4-1 është i padrejtë.
Ai ka lavdëruar skuadrën angleze për lojën e madhe që bëri.
“Ndeshje si këto janë të vështira për ne trajnerët. megjithatë, mendoj se djemtë patën sjelljen e duhur, por për të qenë i sinqertë mendoj se rezultati është pak i padrejtë. I bëj komplimentet e mia Newcastle për ndeshjen e madhe që zhvilluan”, ka thënë Enrique.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës beson se skuadra e tij do t’u kthehet fitoreve dhe do të harron humbjen ndaj Newcastle-s.