Enrique: Ndeshje speciale ndaj Cityt, synojmë maksimumin
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique doli në konferencë para ndeshjes ndaj Manchester City.
Strategu spanjoll e ka vlerësuar si një ndeshje të veçantë, derisa ka bërë me dije se francezët synojnë maksimumin.
“Është një ndeshje e veçantë. Jo vetëm për të dyja skuadrat, por sepse do të takoj një mik me të cilin kam ndarë shumë momente të mira si lojtar dhe si person. Ajo që na afron është vizioni ynë për futbollin, të përpiqemi të jemi më të mirë se kundërshtari në lojën me top, duke i bërë presion vazhdimisht kundërshtarit. Ne mund të përmirësojmë lojën tonë, por kemi një mënyrë të ngjashme për t’i parë gjërat”, tha Enrique.
“Pep ka sjellë gjithnjë risi gjatë karrierës së tij dhe nuk ka frikë ta bëjë këtë përsëri. Ndaj, kur luan ndaj tij nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë. Sot të gjithë duhet të jenë gati. Skuadra që është më e përgatitur ose i zhvillon më mirë idetë e saj do të fitojë“, përfundoi Enrique.