Enrique: Largimi i Neymarit i bën të gjithë të lumtur, jam i kënaqur që kam një lojtar si Mbappe
Neymari ka vendosur të largohej nga PSG-ja duke firmosur në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Hilal.
Sulmuesi brazilian është menduar se ka lënë hapësirë bosh në skuadër, por trajneri ka zbuluar se largimi i tij i ka bërë të lumtur të gjithë.
“Largimi i Neymar? Unë mendoj se është një vendim që i bën të gjithë të lumtur. Do të doja ta falënderoja për sjelljen që ka pasur që kur erdha unë. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe i uroj më të mirat në karrierën e tij. Mbappe? Kylian është në formë, ka shumë dëshirë dhe ka shpirtin e duhur. Jam i kënaqur që kam një lojtar të klasit botëror si ai. Dembele? Ai është gati të luajë nga minuta e parë”, ka thënë Enrique.