Enrique bën lëvizje prej boksieri, takimi me Xavin para ndeshjes bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Enrique bën lëvizje prej boksieri, takimi me Xavin para ndeshjes bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Një video speciale është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ka të bëjë me takimin special mes dy trajnerëve spanjoll Luis Enrique dhe Xavit, para duelit me PSG-së dhe Barcelonës që përfundoi me rezultatin 2-3 për katalanasit.

Në pamje shfaqet Luis Enrique, teksa në formë shakaje merr qëndrimet e një boksieri duke “kërcënuar” Xavin, teksa më pas e përqafon teknikun e Barcelonës.

Kjo skenë u regjistrua në korridoret e stadiumit të PSG-së para startit të sfidës.

Share This