Ëndrra e Marokut…
Maroku po përgatitet për Kupën e Kombeve të Afrikës, e cila është planifikuar të zhvillohet në Bregun e Fildishtë nga 13 janari deri më 11 shkurt 2024.
Kombëtarja marokene është skuadra e parë arabe dhe afrikane që ka arritur deri në një gjysmëfinale të një botërori, të cilën e arriti gjatë Kupës së Botës Katar 2022.
Por futbollistët e kombëtares marokene dhe trajneri i saj Walid Regragi, kërkojnë të realizojnë një ëndërr tjetër, të fitojnë titullin e Kombeve Afrikane për herë të dytë në historinë e vet, pasi e kanë fituar më parë në vitin 1976.
Amin Harrit, lojtari i kombëtares marokene pranon se ata janë gati për të realizuar ëndrrën e tyre.
“Ne po përgatitemi shumë mirë, shpresojmë se do të fitojmë dhe do të kemi rezultate të mira në këtë Kupë të Afrikës” – ka thënë Harrit.
Por në prag të kësaj veprimtarie, kombëtarja marokene ka disa lojtarë të dëmtuar, midis tyre edhe Hakim Ziyech.
Megjithatë mjeku i kombëtares konfirmon se: “Lojtarët e dëmtuar, midis tyre edhe Hakim Ziyech, janë mirë dhe rikuperimi i tyre po ecën mjaft mirë. Të gjithë janë në grumbullim dhe po bëjnë stërvitje të diferencuar”.
Kombëtarja marokene në Kupën e Afrikës është në grupin 6, së bashku me Republikën Demokratike të Kongos, Zambian dhe Tanzaninë.