“Ëndrra” e çdo klubi, katër emra të mëdhenj pas Rabiot
Adrien Rabiot është një nga lojtarët, kontrata e të cilit me Juventusin përfundon më 30 qershor.
Duke mos arritur ende një marrëveshje rinovimi me “Zonjën e Vjetër”, situata ndez të gjitha llojet e thashethemeve për një ndryshim skuadre sezonin e ardhshëm.
Arsenali dhe Newcastle janë klubet më të interesuara për nënshkrimin e tij, por që nuk janë skuadrat e vetme në garë për francezin.
Barcelona dhe Atletico Madrid po ashtu janë futur në garë për transferimin e tij, pasi i vlerësojnë lartë cilësitë e tij.
Rabiot është titullari i padiskutueshëm në Torino nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, ndaj vetëm një ofertë e majme mund t’i ndryshojë mendje atij.