Ëndrra Champions vazhdon, Bologna rikthen Lazion me këmbë në tokë

Ëndrra Champions vazhdon, Bologna rikthen Lazion me këmbë në tokë

SS

Bologna nuk ndalet as përballë Lazios. Skuadra emiliane triumfoi 1-2 në “Olimpico”, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin Champions League.

Vendasit e nisëm mirë ndeshjen. Immobile shënoi, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Kapiteni dhuroi një asist më pas, që u shndërrua në gol nga danezi Isaksen.

Gjithsesi, një gafë e portierit Provedel solli golin e barazimit 6 minuta përpara fundit të pjesës së parë. El Azzouzi nuk gaboi.

Skuadra e Thiago Mottës shënoi edhe golin e fitores në minutën e 78’. Me anë të Joshua Zirkzees, i cili realizoi një gol shumë të bukur.

Lazio rikthehet me këmbë në tokë pas fitores së madhe ndaj Bayernit në Champions, ndërkohë që Bologna ndan vendin e katërt me Atalantën (-1).

Share This